Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 7

:
Albanian - ALTMK27
1 E për ato punëra patë mua shkruarë, pun’ e mirë është për njerinë mos ngasë grua.
2 Po për kurvërira, cilido le ketë gruan’ e tij, e cilado grua le ketë burrën’ e saj.
3 Burri le t’i apë gruasë dashurinë i ka borç. Ashtu edhe gruaja burrit.
4 Gruaja e martuarë nuk’ urdhëron kurmin’ e saj, po burri. Ashtu edhe burri nuk’ urdhëron kurmin’ e tij, po gruaja.
5 Mos sterepsni njeri-jatërinë, përveçme ndë qoftë me kuvënd divet përherë, bëni gjë luturë a agjërim. E përsëri mbëjidheni di bashkë, mos u gucitjë juvet Satanai, sepse s’mund mbahishtë.
6 E këtë ua thom me cbriturë, e jo me porsi.
7 Sepse dua jenë gjithë njerëzitë sikundrë jam edhe unë, po gjithëkush ka dhurëtin’ e tij nga Perndia, një kështu, e një ashtu.
8 Ature nukë kanë grua edhe vavet u thom unë, është mirë për ta ndë mbeçinë kështu si edhe unë.
9 Ma ndë mos mbahenë, le martonenë, sepse është mirë martonenë, se përcëllihenë.
10 E martuaret pa u porsit, jo unë, po Zoti, mos ndahetë gruaja nga burri.
11 E nd’u ndaftë, le mbetetë e pamartuarë, a le paqconetë me burrën’ e saj, e burri le mos ta lërë gruanë.
12 E ndë tjerëtë pa thom unë, e jo Zoti, ndë qoftë ndonjë vëlla ketë grua pabesë, e ajo do rrijë me bashkë, le mos e lërë atë.
13 E nd’është gruaja beson ka burrë pabesë, e do rrijë me bashkë, le mos e lërë atë.
14 Sepse është Shënjtëruarë burri i pabesë për gruanë besësë. E gruaja e pabesë u Shënjtërua për burrë besësë. Ndrishe djelmtë tuaj, do qenë molepsurë, e ndashti janë Shënjtorë.
15 Ma nd’u ndaftë i pabesi, le jetë ndarë, sepse nuk’ është ndë skllavi vëllai a motra ndë këto punëra, po Perndia na ka thirrë ndë paq.
16 Sepse ç’di ti, o grua, se ndë je ti për sosurë burrënë? A ç’di ti, o burrë, se ndë je ti për sosurë gruanë?
17 Përveçe gjithëkush sikundr’ ësht’ ajo i ka dhënë Perndia, e gjithëkush sikundr’ e ka thirrë Zoti, ashtu le t’ecëjë. E kështu dhidhaks unë ndë gjithë qishëra.
18 Është thirrë ndonjë (ndë besë) kur qe i prerë? Le mos dojë duketë se ësht’ i paprerë. Është thirrë ndonjë kur qe pa prerë? Le mos pritetë.
19 prerëtë s’mbrodh gjë, po është ruajturitë e porsivet Perndisë.
20 Gjithëkush le mbetetë mb’atë thirrë, është thirrë.
21 Je thirrë ti kur jeshe rop? Mos vijë gulçim. Po edhe ndë mundç lefteroseç, shërbe shumë.
22 Sepse ai kur qe rop është thirrë te Zoti, ësht’ eleftero mbë Zotnë, ashtu kush është thirrë kur qe eleftero, është shërbëtuar i Krishtit.
23 Jini blerë me çmuarë. Mos u bëni skllev njerëzet.
24 Gjithëkush adha, o vëllazër, sikundr’ është thirrë, mb’atë edhe mbetetë afër Perndisë.
25 E për vergjëresha pa, urdhër nga Zoti nukë kam, po ap nasihat si i eleisurë nga Zoti jem i besësë.
26 Silloisem adha se këjo është një e mirë për shtrëngim është ndashti, se pun’ e mirë është për njerinë qëndrojë kështu.
27 Je lidhurë me grua, mos kërko zgjidheç. Je lidhurë nga gruaja? Mos kërko grua.
28 E ndë marrç grua, nukë ke faj. E nd’u martoftë një vergjëreshë, nukë fëjen, po do kenë t’idhura ndë kurm tillëtë. E unë u kurcej juvet.
29 E këtë e thom, o vëllazër, se sot di parë koha ësht’ e shkurtërë. Andaj ata kanë grua, le jenë si edhe ata s’kanë.
30 Edhe ata qajënë, si ata nukë qajënë. Edhe ata gëzonenë, si ata nukë gëzonenë. Edhe ata blejënë, si ata sikur s’urdhërojënë gjë.
31 Edhe ata kanë mb’urdhër këtë botë, vështrojënë sikur s’kanë gjë mbë dorë, sepse tend’ e kësaj diniasë shkon.
32 U dua ndashti jini juvet pa silloi. I pamartuari ka silloi për punë Zotit, qish t’i pëlqejë Zotit.
33 E ai pa ësht’ i martuarë ka ndër mënd punët’ e jetësë, qish t’i pëlqejë gruasë.
34 Janë ndarë gruaja edhe vergjëresha. E pamartuara ka ndër mënd punët’ e Zotit, jetë e Shënjtëruarë ndë kurm edhe ndë Shpirt. E e martuara ka ndër mënd punët’ e jetësë, qish t’i pëlqejë burrit.
35 E këtë ua thom për mirë tuaj, jo t’u thile mbë qafë juvet, po për atë është e nderçurë e t’u afërojë ndë punë Zotit pa mbodhi.
36 E ndë silloisetë ndonjë se i gjan turp ndë vashëzë tij e mban pa martuarë, kur i shkon koha, e duhetë martonetë, le bëjë atë do, nukë fëjen. Le martonenë.
37 E kush është i paluajturë ndë zëmërë tij, e s’ka shtrëngim, po është mb’urdhër tij, e vuri kshill me zëmërë tij ruajë vashëzën’ e tij, bën mirë.
38 Cili dha e marton bën mirë. Edhe cili nuk’ e marton, bën mirë.
39 Gruaja është lidhurë ndë nom gjithë kohënë rron burri saj, ma ndë vdektë burri saj, lefterosetë. Le marrë cilinëdo, përveçme si do Zoti.
40 Ma do jetë e lumurë ndë mbetë kështu, sikundrë silloisem unë, sepse duketë kam edhe unë Shpirt Perndiet.